Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prioritetet e kandidates për asambliste nga KDTP në Komunën e Mamushës 

Kandidatja për asambliste për Kuvendin Komunal të Mamushës, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Sevgi Mazrek, ka thënë se me partinë e saj do të vazhdojnë të jenë zëri i grave, për të realizuar kërkesat dhe dëshirat e tyre.

“Në periudhën paraprake zgjedhore jemi ulur e kemi biseduar me gratë. Ato na kanë treguar idetë dhe mendimet e tyre. Shumica prej kërkesave të tyre tyre, në fakt u realizuan gjatë këtij mandati. Për shembull, gratë e komunës sonë patën nevojë për doktoresha gra në qendrën shëndetësore dhe unë këtë e realizova gjatë këtij mandati”, tha ajo. 

Në #DebatPernime janë ftuar kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mamushës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës janë: Abdylhadi Krasniq nga KDTP; Arif Bytyq nga KATP; Iljaz Bajraktar – kandidat i pavarur dhe Riza Kryezi nga IE.

Por pjesë e debatit është vetëm Abdylhadi Krasniq nga KDTP ndërsa kandidatët e tjerë për kryetar të Mamushës nuk kanë ardhë.

Përballë kandidatit të KDTP-së për kryetar të komunës është kandidatja për asambliste në Kuvendin Komunal të Mamushës: Sevgi Mazrek nga KDTP.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.