prifest tirane

PriFest në Tiranë

Në fund të muajit tetor Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prishtina International Film Festival” (PriFest) do të jetë në Tiranë, në datat 28-29-30 shtator paraqitet një pjesë e festës së filmit të edicionit të 14-të nga projekti i përbashkët Tulla-Tiranë.

Kjo është bërë e ditur nga PriFest të cilët kanë treguar për programin e tre netëve të festivalit.

“Me datat 28-29-30 në Tulla Kulture shfaqet programi i larmishëm filmik, pasuar me festë muzikore dhe një panel diskutim mbi gjendjen e industrisë filmike shqipfolëse”- thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ditën e dytë me 29 tetor shfaqen dy filma të shkurtër “North Pole” nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut dhe Serbi që zgjatë 15 minuta dhe “To Vancouver” nga Artemis Anastasiadou, Greqi me 24 minuta, kanë qenë fitues të çmimeve filmi më i mirë i shkurtër dhe mirënjohje speciale.

Debati do të zhvillohet ditën e fundit në ora 12:00 me tematikën “Kinematografia në gjuhën shqipe, sfidat dhe mundësitë”, ndërsa shfaqet filmi i metrazhit te mesëm “Cow Bells” nga Charles “Habib-Drouot” në ora 19:00, Belgjikë/Francë, me kohëzgjatje prej 45 minutash, ka qenë fitues i çmimit Best Medium Length Film në PriFest 14.

Sivjet gjatë festivalit të PriFest në Prishtinë, çmimi kryesor “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik”, e ka mbajtur emrin e aktores Vjosa Berisha e cila ka qenë drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e festivalit, me këtë çmim është shpërblyer filmi “Virgjëresha Shqiptare” me regji të bujar Alimanit.