“PriFest" do të hapet me filmin “Stork”
10.9.2024 - 10:52
Festivali ndërkombëtar i filmit- PriFest, nis sot, më 10.09.2024 në Kino Armata në Prishtinë.
Festivali hapet me filmin “Stork” (Lejlek) të regjisorit Isa Qosja, që shfaqet në ora 19:30.
Në këtë edicion të “PriFestit” do shfaqen 20 filma premierë në kategori të ndryshme.
Edicioni i 16-të i “PriFestit” mbyllet me filmin “Bota jonë” të regjisores Luana Bajrami, që do të shfaqet në natën e fundit, para ndarjes së çmimeve, me datë 15 shtator nga ora 19:00.