Prezantohet rrejshëm si fqinj, ia merr lap-topin dhe nuk ia kthen më pronarit

Policia e Kosovës e ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i cili kishte mashtruar një person duke iu prezantuar si fqinj dhe i kishte marr një lap-top të cilin nuk ia kishte kthyer më.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë ndërkaq, i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari pasi që kishte vënë në lajthitje viktimën, duke ju prezantuar atij si fqinj i tij dhe i kishte marr një llap-top të cilin nuk ia kishte kthyer më”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.