Foto: Ilir Meta / facebook

Prezantohet logoja e partisë së Ilir Metës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer jetës aktive politike.

Meta ia ka ndërruar emrin subjektit nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) në Partia e Lirisë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar edhe një konferencë në emër të Partisë së Lirisë.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur Konventa e partisë, ku edhe e bëri njoftimin për emrin e ri.

Meta gjithashtu ka shprehur mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë.

“Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit. Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur”, kishte shkruar ai.

Ndryshe në krye të partisë LSI ishte bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

 

 

 

Rikthimi i Metës, LSI ndërron emër, shuhen strukturat drejtuese