Prezantohet “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike”

Instituti “Columbus” sot do të bëjë  prezantimin “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike – Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg”.

Ky raport nxjerr në pah keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave të listës esenciale dhe materialit shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016.

Përveç prezantimit të versionit të shtypur të raportit, me këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” i realizuar nga instituti “Columbus”.

Prezantimi i raportit do të mbahet në Cineplexx, salla nr. 5, “Albi Mall”, në orën 12:30. Instituti ”Columbus” është themeluar si organizatë e pavarur, joqeveritare, joprofitabile me vullnet të mirë dhe ka si qëllim promovimin e filozofisë politike dhe shoqërore të lirisë, demokracisë dhe barazisë në Kosovë.