Prezantohet aplikacioni “Ecë” për Janjevën

Në aplikacion i cili është prezantuar sot synon që të dokumentojë historinë e njërit prej vendeve më historike të Kosovës, në Janjevë të Lipjanit.

Në këtë qytezë jetojnë edhe komuniteti kroat.

“Janjeva është një nga vendbanimet ku komuniteti kroat ka jetuar që nga shekulli i XIII. Kjo qytezë përfaqëson një shembull të Kosovës shumetnike ku komunitete të ndryshme jetojnë në paqe së bashku duke e bërë atë një përzgjedhje natyrale për Iniciativën e Historisë Gojore (OHI) për të shfaqur para publikut të gjerë Janjevën, vend ky që përmban një ndërthurje të objekteve osmane dhe shtëpive austro-hungareze , një lokalitet i lidhur me traditën e minierave”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Për të dokumentuar historinë e Janjevës, Iniciativa për Histori Gojore, përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, ka identifikuar vendet e trashëgimisë kulturore në vend.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, OHI hulumtoi dhe regjistroi intervista me histori gojore me anëtarët e komuniteteve të ndryshme, duke i vendosur ato në aplikacion i cili përmban hartat dhe tregimet që lidhen me jetën e njerëzve me prejardhje të ndryshme kulturore, duke u mundësuar përdoruesve të jashtëm të mësojnë rreth identitetit interesant kulturor dhe ekonomik të vendit dhe banorëve të tij”, thuhet në njoftim.

“Shtëpinë Muze të Shtjefën Gjeçovit, Kishën e Shën Nikollës, Xhaminë e Murad Bej-it dhe shtëpitë e familjeve Palić dhe Matić”, thuhet tutje.

Aplikacioni ka një qasje unike dhe inovative i cili do të siguroi mbrojtjen dhe dokumentimin e vlerave kulturore.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga lidhjet e mëposhtme për produktet Android dhe Apple:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.frakton.jws

https://apps.apple.com/us/app/janjevo-walks/id1485860567?ls=1