Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Cilësisë që do të dërgohen në Kuvend

Me shumicën e votave është miratuar vendimi i propozuar nga Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie  Nagavci për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Nagvaci ka bërë të ditur se në KSHC aktualisht ka  dy anëtarë vendorë me mandat, ndërsa ka propozuar miratimin edhe të katër anëtarëve vendorë dhe tre anëtarë ndërkombëtarë.

“Emrat e propozuar janë: Hasnije Iljazi  nga fusha e edukimit, shkencat humane dhe arti, Gëzim Tosuni nga fusha e shkencave shoqërore, biznesi dhe drejtësia, Krenare Pireva-Muqi nga shkencat e natyrës, matematika kompjuterike dhe inxhinieria, Seb Bytyqi nga shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia,Alison Felce,  Cassie L. Barnhardt dhe Werner J. Stuber.”, ka thënë Nagavci.

Tutje, Ministrja ka thënë se më këtë  vendim po fuknksionalizohet vendimmarrja në një institucion jetik të pavarur, i cili kishte mbetur pa korum.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë është autoritet i pavarur i cili akrediton dhe ri akrediton  institucionet publike dhe private të arsimit të lartë të një periudhë të caktuar kohore.

Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkursin për anëtarë të ri të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), pak kohë pasi ky bord mbeti jofunksional.

 

 

 

MASh-i hap konkurs për anëtarë të KShC