Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb nga Policia e Kosovës, IPK nis hetime

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se përmes një hetimi preliminar do të verifikojë pretendimet për keqtrajtim nga Policia të Millosh Subotiq.

Organizata serbe joqeveritare, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC), përmes një komunikate kanë thënë se dënojnë ashpër rrahjen e qytetarit serb nga Mitrovica e Veriut, Millosh Subotiq, për të cilin pretendojnë se u rrah padrejtësisht nga Policia e Kosovës.

Në emër të katër organizatave: Ngo Aktiv, Center for Affirmative Social Actions – CASA, NGO ACDC, Institute for Territorial Economic Development, Neë Social Initiative – Nova društvena inicijativ, ACDC ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me EULEX-in derisa të deklarohet për arrestimin dhe rrahjen sic të e quajnë ata të paligjshme të Millosh Subotiq.

IPK tutje ka njoftuar se ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit rreth pretendimeve të shoqërisë cvile në veri për rrahjen e Subotiq nga Policia e Kosovës në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Siç raportohet nga Policia, incidenti ka ndodhur të shtunën më 26,10.2024, pas mesnate ku policia ka arrestuar dhe shoqëruar Subotiq nën dyshimin se kishte dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë.

Ndërsa, pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, Policia thotë se i njëjti është liruar.

“Hetuesit e IPK-së përmes një hetimi preliminar do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të të njëjtit nga policia gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në këtë incident”- thuhet në komunikatën e IPK-së të lëshuar sot, më 26.10.2024.

Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb nga Policia e Kosovës, disa OJQ ndërpresin bashkëpunimin me EULEX, kërkojnë reagimin e tyre