Ilustrim

Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Në lidhje me incidentin që ka ndodhur të shtunën më 26.10.2024, pas mesnate, kur policia arrestoi dhe shoqëroi Millosh Subotiqin nën dyshimin se kishte dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë, Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë sepse pretendohet se të njëjtit kanë keqtrajtuar qytetarin në fjalë.

“Duke ju referuar pretendimeve për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident në sheshin “Car Llazar” të datës 26 tetor 2024, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar sot suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një rreshter dhe një zyrtar policor) të angazhuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut”- thuhet në përgigjen e IPK-së më 30.10.2024.

Ky veprim sipas Inpektoratit është marr në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

“Rekomandimi për suspendim është bërë në interest të hetimit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në keqtrajtimin e qytetarit në këtë rast. Inspektorati Policor në kuadër të autorizimeve ligjore do të ndërmerr edhe veprime të tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe të njëjtit kanë thënë se ky rast po trajtohet për veprat penale “”Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Se është intervistuar nga Inspektorati Policor dhe se është rasti është në prokurori e ka konfirmuar edhe vetë Millosh Subotiq në profilin e tij në rrjetin social “x”.

“Dje pasdite kam qenë i ftuar në IPK (Zyra në N.Mitrovicë) si i dëmtuar me qëllim të identifikimit të autorëve. Gjatë kësaj kohe kam njohur policët që më rrahën teksa më ndaluan në komisariat natën e 26 tetorit 2024”- tha ai më 30.10.2024.

KALLXO.com ka raportuar më 26.10.2024 se organizata serbe joqeveritare, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC), përmes një komunikate kanë thënë se dënojnë ashpër rrahjen e qytetarit serb nga Mitrovica e Veriut, Millosh Subotiq, për të cilin pretendojnë se u rrah padrejtësisht nga Policia e Kosovës.

Në emër të katër organizatave: Ngo Aktiv, Center for Affirmative Social Actions – CASA, NGO ACDC, Institute for Territorial Economic Development, Neë Social Initiative – Nova društvena inicijativ, ACDC ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me EULEX-in derisa të deklarohet për arrestimin dhe rrahjen sic të e quajnë ata të paligjshme të Millosh Subotiq.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media më 26.10.2024 ka njoftuar se përmes një hetimi preliminar do të verifikojë pretendimet për keqtrajtim nga Policia të Millosh Subotiq.

IPK tutje ka njoftuar se ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit rreth pretendimeve të shoqërisë civile në veri për rrahjen e Subotiq nga Policia e Kosovës në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb nga Policia e Kosovës, IPK nis hetime

Pretendimet për rrahjen e qytetarit serb nga Policia e Kosovës, disa OJQ ndërpresin bashkëpunimin me EULEX, kërkojnë reagimin e tyre