ARKIV - Rashit Qalaj, Policia e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Pretendimet e Pacollit për 'sulm terroristik', flet drejtori i Policisë Rashit Qalaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë para gazetarëve se sfidë në kohën  e manxhimit të pandemisë COVID-19 për policinë ka qenë mos egzistimit i një ligji i cili trajton rastet e kufizimit të lëvizjes për qytetarët pasi sipas tij këto raste janë trajtuar vetëm si vepra penale.

“Realisht sfidë ka qenë masat mbrojtëse të policisë që kanë qenë në teren, sepse situata na ka gjetër të papërgatitur por gradualisht kjo sfidë është tejkaluar pas mbështjetjes së MSH dhe partnerëve të policisë, njëra ndër vështirësit kanë qenë mos ekzistimi i një ligji që kish trajtuar thyerjen e kufizimit të lëvizjes për kundërvajtje pasi që ju e dini që ne i kemi ndjekur vetëm në aspektin penal”, tha Qalaj.

Këto deklarata Qalaj i bëri pas raportimit të tij në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.

Ai shtoi se para komisionit ka treguar se si ka arritur që Policia e Kosovës të menaxhoj situatën dhe në cilat vështërësi kanë hasur.

Qalaj ka treguar edhe se është pyetur edhe për ankesat dhe shqetësimet që ka ngritur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili kishte thënë se nuk ndihet i sigurtë në Kosovë nëse kthehet pas qëndrimit të tij në Zvicër.

“Po është diskutuar edhe rasti i z.Pacolli, unë kam dhënë pikpamjen time sa i përket kësaj çështje. Unë kam thënë në momentin që do të krijohen kushtet do të intervistohet Pacolli që të dijmë se cilat janë shqetësimet e tij”, tha tutje Qalaj.

Tutje Qalaj u pyet edhe për heqjen e rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

“Zakonisht institucionet e sigurisë bëjnë analiza pak më ndryshe mirëpo institucionet vendosin në bazë të vendimeve që kanë në bazë të mendimeve që kanë në lidhje se çka është e mirë për qytetarët dhe institucionin. Reliasht nuk mund të them se qeveria ka vendosur në kundërshtim por është marrë vendimi dhe ata e kanë vlerësuar për heqjen e rrethojave”, tha ai.

Tutje Qalaj nuk dha detaje në lidhje me hetimet për vdekjen e Agon Maliqit nga Gjilani, i cili dyshohet se ra nga një lartësi e njërit konvikt të Qendrës së Studentëve sa ishte në karantinë.

Qalaj tha se hetimet janë duke u zhvilluar ndërsa kompetencën për të dhënë detaje në lidhje me rastin e ka Prokuroria e Prishtinës.

Pacolli: Pata frikë nga ndonjë sulm terrorist, për atë aterrova në Tiranë