Presioni publik, Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë rastin e Agonis Tetajt

Prokurori i ri Isuf Sadiku sot në seancë gjyqësore tha se Prokuroria mbetet pranë aktakuzës fillestare për vrasje të rëndë në rastin e Agonis Tetajt.

Këtë kërkesë ai e arsyetoi me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kujtojmë se prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.