Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presioni i publikut apo mospërmbushja e kritereve: Pse ZRrE ia ndali punën KELKOS-it?

Sonte në debatin e moderuar nga Jeta Xharra do të diskutohet për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila ia ka ndaluar punën në prodhimin e energjisë kompanisë KELKOS në tri hidrocentrale në grykën e Deçanit.

Pas presionit të publikut, ZRrE dje ka marrë vendim për t’ia ndalur punimet KELKOS-it deri në “përmbushjen e kritereve” nga kjo kompani.

Për këtë temë do të diskutohet me Shpresa Loshajn nga OJQ “Pishtarët”, Ardian Ndrecaj, aktivist mjedisor dhe Arbnor Kastrati nga shoqata SHERK.

Në debat kanë qenë të ftuar edhe nga Ministria e Ambientit si dhe përfaqësuesit e KELKOS-it por ata nuk kanë ardhur.

Debati do të transmetohet Live në KALLXO.com në Facebook nga ora 20:20.