Presion online ndaj LDK-së për formimin e qeverisë, VV mohon se e inicioi peticionin

Një grup qytetarësh janë munduar të gjejnë një mënyrë tjetër për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vonimin e formimit të koalicionit qeveritar.

Ata kanë bërë një peticion online me thirrjen #BollMo, me të cilin ky grup qytetarësh kërkon që t’i jepet fund ngërçit ndërmjet VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë.

Grupi ka vënë në shënjestër LDK-në duke kërkuar nga kjo parti që t’i zhbllokojë bisedimet.

“Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim bindjeje politike apo orientimi partiak, kërkojmë nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rrjedhimisht nuk kanë legjitimitet demokratik as tek votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që menjëherë t’i japin fund bllokimit të formimit të qeverisë”, kanë shkruar një grup qytetarësh në peticion.

“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile, për zhvillim ekonomik, drejtësi, arsim dhe shëndetësi dinjitoze. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo”, thuhet në peticion.

Deri më tani rreth 700 persona kanë mbështetur këtë peticion.

Ndërsa zyrtarë të Vetëvendosjes kanë mohuar të kenë iniciuar këtë peticion.

Lëvizja s’ka nisur asnjë peticion online dhe as që është menduar një gjë e tillë. Ne nuk jemi organizate ‘dixhitale’, kur duam e besojmë që diçka duhet të kundërshtohet atëherë ne organizohemi dhe dalim te qytetaret me peticion fizik siç duhet. Ky është vetëm një lajm i rremë si sulm ndaj Vetëvendosjes”, thuhet në reagimin e Manxhukës.

Deri më tani 668 persona kanë mbështetur këtë peticion.