Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Vjosa Osmani ua uron besimtarëve muajin e shenjtë - Ramazanin

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka uruar besimtarër islamë për fillimin e muajit të shenjtë – Ramazanit.

Sipas një komunikate të Presidencës, Vjosa Osmani ka ftuar të gjithë qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19 gjatë muajit Ramazan.

“Pandemia Covid-19, sigurisht që do të na mbajë larg njëri-tjetrit fizikisht, porse nuk do të na ndalojë që zemrat tona të bëhen bashkë. Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ftoj t’i respektoni masat mbrojtëse kundrejt Covid-19, t’i mbani maskat, t’i dezinfektoni duart dhe të mos grumbulloheni”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka theksuar se muaji Ramazan dëshmon vullnetin që kanë njerëzit të jenë për tjetrin.

“Ky muaj i sakrificës dëshmon se njerëzit kanë vullnet të jenë për tjetrin, duke i dhënë kuptim përmbajtjes njëmuajshe nga ushqimi dhe duke sjell në vëmendje se të mirat ka mundësi gjithnjë të ndahen me të tjerët”, thuhet tutje në postimin e Osmanit.

Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.

Urimi i plotë i presidentes, Vjosa Osmani:

Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin ndër vete. Sot kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për ta manifestuar shpirtin solidar duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë.

Pandemia Covid-19, sigurisht që do të na mbajë larg njëri-tjetrit fizikisht, porse nuk do të na ndalojë që zemrat tona të bëhen bashkë.

Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ftoj t’i respektoni masat mbrojtëse kundrejt Covid-19, t’i mbani maskat, t’i dezinfektoni duart dhe të mos grumbulloheni.

Të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim! Ky muaj i sakrificës dëshmon se njerëzit kanë vullnet të jenë për tjetrin, duke i dhënë kuptim përmbajtjes njëmuajshe nga ushqimi dhe duke sjell në vëmendje se të mirat ka mundësi gjithnjë të ndahen me të tjerët.