Vjosa Osmani dhe Jeffry Hovenier - Foto: ZPRK

Presidentja Vjosa Osmani u takua me ambasadorin amerikan, biseduan për situatën e sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Osmani e Hovenier sipas njoftimit nga Presidenca kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend si dhe vazhdimin e koordinimit në mes institucioneve të të dyja vendeve,

Siç ka bërë të ditur Presidenca, takimi mes Osmanit dhe Hovenier është i rregullt.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare”, thuhet në njoftim.