Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani takohet me komandantin e FSK-së, diskutojnë për sigurinë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend.

“Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”- thuhet në komunikatë.