Foto: Vjosa Osmani / Facebook

Presidentja Vjosa Osmani pritet nga homologu francez, Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot, më 26.07.2024, nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në Paris.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”- ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, që nisin gjatë ditës së sotme në kryeqytetin francez.