
Presidentja Vjosa Osmani për situatën në veri: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit duhet të përballen me drejtësinë
Presidentja Vjosa Osmani i ka quajtur akte të papranueshme dhe ka dënuar sulmet e protestuesve në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.
Osmani tha se struktural ilegale serbe dhe ata që zbatojnë urdhrat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, duhet të përballen me drejtësinë.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”- ka deklaruar Osmani në twitter.
Serb illegal structures turned into criminal gangs have attacked Kosovo police, KFOR officers & journalists.
These unacceptable acts of violence should be condemned by all. Those who carry out Vucic’s orders to destabilise the north of Kosovo, must face justice.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 29, 2023
Sot, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, situata ka qenë e tensionuar. Përveç njësiteve speciale të Policisë së Kosovës sot pranë objekteve të komunave kanë qenë edhe KFOR-i.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe mjetë të tjera shpërthyese pjesëtarët e KFOR-it.
KFOR-i ka paralajmëruar protestuesit në Zveçan për t’u shpërndarë por të njëjtit kishin refuzuar thirrjen.