
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
21.11.2021 - 22:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Në takim presidentja tha se ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në NATO “do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë”.
Gjatë këtij takimi presidentja Osmani gjithashtu thotë se ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërsa admirali Bauer është shprehur mirënjohës për pranimin e refugjatëve afganë në Kosovë.