Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nesër udhëtojnë për në SHBA
25.4.2022 - 23:46
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, nesër do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikes për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares amerikane të Shtetit.
Për pjesëmarrjen e presidentes kishte njoftuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Ndërsa Kurtit i uroi mirëseardhje në SHBA nesër ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë takimit që patën sot.
Mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars.