Presidentja sot takon partitë për t`u konsultuar për zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim në orën 14:30 partitë politike për t`u konsultuar për zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme konfirmoi se nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve.

Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapara me ligj dhe kushtetutë.

Shtyrja e zgjedhjeve u diskutua për shkak të disa sulmeve që janë bërë në Komisionet Komunale Zgjedhore në veri të vendit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se ky institucion është i gatshëm t’i mbajë zgjedhjet dhe se ka deklarime publike nga institucionet e sigurisë se situata është e menaxhueshme prandaj duhet të vijohet me planin oepracional për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të vijohet me fazat që janë paraparë.

KQZ konfirmon se nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve