Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Jeffrey Hovenier dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 12.08.2024. Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja pret në takim ambasadorin amerikan, diskutojnë për thellimin e raporteve bilaterale dhe për koordinim për tema të interesit nacional

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, më 12.08.2024.

Ata folën për zhvillimet e fundit në vend, me theks në fushën e sigurisë dhe mbarëvajtja e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe përkushtimin për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e Hovenier diskutuan edhe për angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtejmë të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm” – thuhet në komunikatën e Presidencës.

Për datën e zgjedhjeve, presidentja Osmani ishte takuar me liderët e partive opozitare më 31.07.2024 dhe janë pajtuar që ajo të caktohet pas analizës të disa datave të mundshme për organizimin e tyre.

Datat e përmendura dhe të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë nga Osmani janë 26.01.2025, 02.02.2025, 09.02.2025 dhe 16.02.2025.