Vjosa Osmani, Xhelal Svecla

Presidentja Osmani vizitoi policët në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak (FOTO)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar policët në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se i falënderuan për shërbimin e tyre ndaj vendit.

“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’. Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim”- shkroi Osmani.

Presidentja theksoi se si shenjë vlerësimi ka dekoruar me medalje presidenciale për Siguri njësi e zyrtarë policor.

“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”- shtoi Osmani.

Vjosa Osmani, Xhelal Svecla
Vjosa Osmani, Xhelal Svecla