Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Osmani uron për Pashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Osmani në telegramin e saj ka thënë se pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira.

“Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi! Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët. Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit. Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, ka thënë Osmani.