Foto: Presidenca e Kosovës
Presidentja Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Të dashur nxënës, sot nisë një kapitull i ri plot me mundësi për ju. Të nderuar mësimdhënës, vazhdoni t’i frymëzoni mendjet e reja me pasion dhe përkushtim” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka uruar që ky vit të jetë me suksese të panumërta e mësime të vlefshme që do t’i udhëheqin fëmijët gjatë gjithë jetës.
Sot, më 02.09.2024 fillon viti i ri shkollor në Kosovë. Por, kjo nuk do të vlejë për nxënësit e Shkollës Fillore dhe e Mesme e Ulët ‘Pavarësia’ në Prishtinë, pasi që për ta mësimi do të fillojë me një javë vonesë.
Kjo për shkak se punimet ende nuk janë kryer në aneksin e ri të shkollës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar më 31.08.2024 se 203 mijë e 407 prindër apo kujdestarë ligjor kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore për vitin e ri shkollor.