Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Turqisë Erdogan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Osmani në rrjetin Facebook shkroi se me presidentin turk kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

“Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, ka shkruar Osmani

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Erdogan për mikpritjen në forumin diplomatik në Antalia.

“E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shkroi Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Turqi, ku përfaqësoi Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Presidentja Osmani merr pjesë në samitin e Evropës Juglindore në Turqi