Presidentja Osmani takon presidentin Erdogan në Budapest
08.11.2024 - 18:42
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest në Hungari.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdgan, kësaj radhe në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest” – ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani ka njoftuar gjatë ditës, se po në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest edhe për takime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal.