Presidentja Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot, më 08.11.2024, në Budapest, kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Presidentja Osmani po qëndron në Hungari në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin hungarez.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani ka njoftuar gjatë ditës së sotme, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka takuar edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal.