Pamje nga takimi Osmani- Kovaçevski. Foto: ZPRK.

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është sot takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Gjatë këtij takimi, Osmani e Kovaçevski kanë diskutuar për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe përafrimit të qytetarëve të të dy shteteve.

“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetërore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka theksuar pas takimit Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pamje nga takimi Osmani- Kovaçevski. Foto: ZPRK.