Presidentja Osmani takoi në Mal të Zi, homologun nga Shqipëria Begajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Takimi u mbajt më 08.10.2024, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”- ka shkruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi më 07.10.2024 për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Takimi vjetor i liderëve do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE.