Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani takoi kryeshefen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, gjatë qëndrimit të saj në New York.

Osmani e ka quajtur kënaqësi këtë takim dhe ka falënderuar MCC-në për mbështetjen e vazhdueshme.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë” – ka shkruar presidentja në Facebook më 24.09.2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ajo ka shkuar në New York për Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më herët, Osmani ka takuar edhe ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, të cilët i ka falënderuar për gjithçka që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Republikën e Kosovës.