Takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Libanit, Najib Mikati - Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Libanit, Najib Mikati

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Presidenca ka njoftuar se Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt.

“Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë.