Presidentja Osmani takohet në Mynih me presidentin e Estonisë

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj nga Estonia, Alar Karis.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në këtë takim është diskuatuar për partneritetin dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.