Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e juaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me mërgatën kosovare në Francë.

Kështu njoftoi Presidenca në një komunikatë për media.

Presidenca njoftoi se në fjalën e saj, Osmani shprehu “mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë”, duke thënë se “shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës”.

Osmani po qëndron në Francë me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Në Francë për Frankofoninë po qëndron edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.