Takimi Mbreti Mbreti Charles III me Vjosa Osmani. Foto: Facebook/ Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani takohet me mbretin Charles të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot në Londër me mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ku po qëndron me ftesë të monarkut britanik.

Shefja e shtetit ka njoftuar se mbretit Charles ia ka përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës.

Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”-ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të mbretit Charles III në Westminster Abbey.