Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Presidentja Osmani takohet me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë në NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aletatët, Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Nato, Gjeneralit Christopher Cavol.

Osmani ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në Mynish të Gjermanisë, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavol.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, Osmani njofton se gjatë takimit është diskutuar për rolin e NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.

“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”- ka shkruar Osmani, sot më 15.02.2025.

Ndryshe, Presidentja Osmani, në kuadër të kësaj vizite në Gjermani, është takuar edhe me deputetët e CDU-së, Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt.

Presidentja Osmani takon dy deputetë të CDU-së në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Në Mynih po qëndrojnë edhe kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla