Presidentja Osmani takohet me Bill Clinton, e falënderon për ndihmën ndaj popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Përmes rrjetit social Twitter, Osmani ka falënderuar ish presidentin Clinton për gjithçka që ka bërë për popullin e Kosovës.

“Të thuash se Kosova është bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë do ishte një nënvlerësim. Zoti President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka disa ditë që po qëndron për vizitë në ShBA ku edhe ka mbajtur një varg takimesh me zyrtarë të ndryshëm.