
Presidentja Osmani takohet me ambasadorin turk, e falënderon për donacionin për FSK-në
21.8.2024 - 20:31
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı.
Në takim u fol për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Osmani i ka shprehur mirënjohjen Turqisë për donacionin me vlerë 31 milionë lira (rreth 1 milion dollar), për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
“Në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.