Presidentja Osmani: Synojmë që forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ta bëjmë organizim tradicional

Para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këtë iniciativë synojnë ta shndërrojnë në organizmin tradicional.

Osmani potencoi se temë e edicionit do jetë ndërtimi i aleancave me paqe të qëndrueshme.

“Këtë iniciativë synojmë ta shndërrojmë në një organizim tradicional. Forumi organizohet në bashkëpunim më MPJD-në dhe partnerët ndërkombëtar, temë e edicionit do të jetë ndërtimi i aleancave me paqe të qëndrueshme”- ka deklaruar presidentja.

Sipas Osmanit,  forumi synon të përcjell mesazhin se paqja dhe siguria janë shtyllat kryesore për paqe të qëndrueshme.

“Ky forum synon të përcjell mesazhin se paqja dhe siguria janë shtyllat kryesore për paqe të qëndrushme në nivel nacional”-shtoi më tej presidentja.

Tutje, presidentja theksoi se forumi për gratë, paqen dhe sigurinë do të grumbulloj 126 folës nga 35 shtete, dhe me mbi 400 pjesëmarrës.

Gjatë muajit shtator, Presidenca e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë datave 22-23 tetor të këtij viti do të organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të ketë një video adresim të veçantë nga Sekretari i Shtetit të ShBA-ve, Antony Blinken.

Gjithashtu është përmendur se ky edicion i parë i Forumit do t’i dedikohet trashëgimisë së ish-sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright.

Sekretari Blinken do të bëjë video adresim në hapje të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë