Presidentja Osmani reagon pas plagosjes së policit dhe sulmit ndaj gazetarëve të KALLXO.com në veri

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj plagosjes së mbrëmshme të policit dhe sulmit ndaj gazetarëve në veri.

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.” – u shpreh ajo.

Osmani tha që autorët e këtyre krimeve duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Ajo po ashtu tha se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë e ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë.

Mendësia hegjemoniste e Serbisë sipas saj duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie në vitin 1999.

Mëngjesin e sotëm ekipi i KALLXO.com sulmuar nga një grup i personave të maskuar në Mitrovicën e Veriut.

Sulmohet ekipi i Kallxo.com në Mitrovicën Veriore (Pamje)

Mbrëmë në Zveçan një veturë e policisë është sulmuar më armë zjarri nga persona që ishin ën lëvizje me një veturë me targa ilegale.

Sulmohet me armë zjarri Policia në Zveçan