Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Osmani reagon pas gjetjes së dy trupave të shqiptarëve në një varrezë masive në Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani reaguar në “Twitter” pas raportimit nga BIRN, i cili flet për identifikimin e dy shqiptarëve të Kosovës të gjendur në varrin masiv në Kizhevak të Serbisë.

“Nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që nuk u prek nga krimet e tmerrshme të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe duke kërkuar vendndodhjen e personave tanë të zhdukur” ka shkruar osmani në Twitter.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy viktimave të tjera shqiptarë të Kosovës në luftën 1998-99 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerët në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizhevak në Serbi, ka thënë të martën për BIRN, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.