Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Presidentja Osmani pritet në takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilit i ka shprehur mirënjohje  dhe falënderim për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës, në vazhdimësi.

Siç njofton Zyra e Presidentit, Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të raporteve me Japoninë, duke e konsideruar këtë shtet, partner strategjik të Kosovës.

“Republika e Kosovës është partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim nga ajo mbështetje të mëtejme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar presidentja.

dy shtetet mund ta rrisin bashkëpunimin, duke ftuar investitorët japonezë të investojnë në Kosovë.

“Ajo u shpreh se ka hapësirë të rritet bashkëpunimi edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, mjedisit etj., me ç’rast konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për angazhim të plotë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Në vazhdën  e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga.

Osmani ka udhëtuar dje për në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezente në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.