Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj bullgar, Rumen Radev

Me ceremoni të lartë shtetërore, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga homologu i saj, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Osmani dje ka udhëtuar për në Bullgari për një vizitë dy ditore zyrtare me ftesë të Radev.

Delegacioni i kryesuar nga Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga presidenti Radev.

Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentja Osmani do të takohet, gjithashtu edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova, Presidentes Osmani do t’i dhurohet Çelësi i Sofjes.