
Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit
29.1.2023 - 17:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i ka përkujtuar dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur.
Në një njoftim të Presidencës së Kosovës për të vrarët është thënë se makineria vrasëse serbe nuk i kurseu ata.
“Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta!” – thuhet tutje.
Gjatë ditës, dëshmorët janë përkujtuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.