
Presidentja Osmani në Samitin për Inteligjencë Artificiale në Paris
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në shtetin e Francës. Ajo po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtare për Inteligjencë Artificiale, i cili po zhvillohet në Paris.
Presidentja Osmani në këtë Samit u ftua nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, ndërsa organizimet si këto thotë se forcojnë lidhjen diplomatike e ekonomike për Kosovën, si dhe hapin rrugë për mundësi bashkëpunimi.
Pjesë e këtij Samiti është edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, krerë të shteteve të tjera të botës dhe organizata të rëndësishme.
“Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me presidentin Macron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botërorë, si dhe liderë të disa prej Kompanive më të mëdha botërore, si: Google, Open AI, Alibaba.” – shkruan Osmani.
Presidentja Osmani gjithashtu ishte pjesë e darkës së shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée në Paris.