Presidentja Osmani në Ballon e Marinsave amerikanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se më 02.11.2024  ishte në Ballon e Marinsave amerikanë.

Balloja në të cilën mori pjesë Osmani është traditë e vendosur prej 249 vjetësh.

Përmes kësaj balloje, festohet dita e themelimit të Marinës amerikane.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh, me të cilën U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani, thuhet në komunikatën e Presidencës, të lëshuar më 03.11.2024.