Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork shkaku i zhvillimeve në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, ka njoftuar nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, këshilltari për media i Presidentës, Bekim Kupina.

Ai po ashtu ka shkruar, se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh.

“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, ka thënë Kupina.