Presidentja Osmani me një varg takimesh në ShBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pasur një varg takimesh gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takime të ndara, Osmani zhvilloi me kryeministrin e Kuvajtit, presidentin e Senegalit por edhe me gjeneralin Wesley Clark.

Në këto takime, presidentja Osmani po shoqërohet edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ky është njoftimi i plotë i presidentes Vjosa Osmani në Facebook:

Në ditën e tretë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vazhduam takimet me përfaqësues te shteteve të ndryshme.

Me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah diskutuam për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin, praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, si dhe projektet e bashkëpunimit në të ardhmen.

Presidentit të Senegalit, Macky Sall, ia shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Senegalit dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta vazhduar edhe më tej bashkëpunimin. Kryesimi i Unionit Afrikan nga Senegali, vitin e ardhshëm, do të jetë edhe një mundësi më shumë për ta zgjeruar dialogun me vendet e kësaj organizate

Në takimin me presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló, vlerësuam se ka potencial për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve dhe identifikim të mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe fusha të tjera.

Me gjeneralin Ëesley K. Clark, biseduam për arritjet e deritashme të Kosovës, veprimet tona për forcimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.