Presidentja Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin: Janë gardianët e përjetshëm të lirisë
22.9.2024 - 13:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar herojntë Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26 vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se sot shënojmë 26 vjetorin e rënies heroike të dy gjigandëve të historisë së kombit tonë, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë.
“Xheva dhe Fehmiu, ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur.Trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët. Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës” – thuhet ndër të tjera në postimin e presidentes Osmani.